Kryemadhi lajmëron strukturat në Durrës: Bëhuni gati për zgjedhje të parakohshme

Kryemadhi lajmëron strukturat në Durrës: Bëhuni gati për zgjedhje të parakohshme

80
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me strukturat e partisë në qytetin e Durrësit për të bërë një deklaratë jo të vogël.

Fill pas takimit me delegacionin e Parlamentit Evropian, Kryemadhi u ka thënë anëtarëve të LSI-së në Durrës që të bëhen gati për zgjedhje të parakohshme.

Kryemadhi u ka kërkuar kryetarëve të organizatave dhe anëtarëve të LSI-së në Durrës që të jenë masivisht prezentë në çdo lagje, komunitet dhe derë më derë të të gjithë Durrësit.

“Forca e LSI-së kanë qenë gjithmonë gratë dhe të rinjtë, ndaj dhe fokusi i punës tek ato do të jetë prioritet madhor i LSI në përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme”,  tha ajo.

Kujtojmë se protesta e rradhës së opozitës do të zhvillohet më 5 mars, ditë në të cilën do të mblidhet dhe kuvendit në seancë parlamentare. E vetmja e panjohur deri më tani mbetet ora e mbajtjes së seancës, e cila do të jetë po aq dhe ora e mbledhjes së protestuesve nga ana e opozitës, ashtu siç ndodhi dhe pasditen e djeshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY