Vrau shqiptarin para shtëpisë në Itali, 16 vite burg për autorin

Vrau shqiptarin para shtëpisë në Itali, 16 vite burg për autorin

104
0
Shares

Gjykata e Apelit në Perugia ka konfirmuar dënimin me 16 vite burg për Kujtim Belin.

62 vjeçari shqiptar akuzohet për vrasjen e shqiptarit Demir Hyseni, 49 vjeç, ngjarje e ndodhur në Terni më 18 korrik të vitit 2017.

Vrasja ndodhi në rrugën “Galvani”, pranë shtëpisë së viktimës, pas një grindjeje midis vrasësit dhe viktimës. Beli tentoi të largohej për në Shqipëri, por u arrestua dhe pranoi krimin. Ai dënua nga gjykata e shkallës së parë me 16 vite burg gjatë një gjykimi të shkurtuar.

Avokati Francesco Mattiangeli, mbrojtësi i të akuzuarit, i kërkoi gjykatës që të përjashtojë rrethanën rënduese të paramendimit për kryerjen e vrasjes.

Aktualisht, Beli ndodhet në burg në Terni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY