Ulet dënimi për Shkëlqim Mirin, gjyqtari lirohet brenda 15 ditëve

Ulet dënimi për Shkëlqim Mirin, gjyqtari lirohet brenda 15 ditëve

120
0
Shares

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka vendosur të ulë masën e dënimit për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri të akuzuar për korrupsion.

Gjyqtarit i  është ulur dënimi me 8 muaj burg. Kujtojmë se gjyqtari ka qëndruar në masën e sigurisë “arrest  me burg” dhe në masën e dënimit llogaritet dhe koha e paraburgimit. Për shkak të periudhës së paraburgimit, ish-gjyqtari pritet të lërë qelinë për pak ditë.

Në nëntor 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2 vjet e 8 muaj burg gjyqtarin e Apelit Shkëlqim Miri duke e shpallur fajtor për akuzën e korrupsionit.

Gjyqtari u ndalua në 10 Nëntor të vitit të kaluar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë që në banesën e tij, policia gjeti një shumë prej gati 30 milionë lekë të rinj.

Sipas organit të akuzës, gjyqtari Miri ka marrë para në këmbim të ndryshimit të akuzës për shtetasin Gentian Doda, nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje. Doda ishte ekstraduar nga SHBA, pasi ishte në kërkim për një vrasje të dyfishtë në Burrel në 1997-n.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY