Rama shkel ligjin? Kryeministri vesh xhupin e Liverpulit, por harron reklamën e...

Rama shkel ligjin? Kryeministri vesh xhupin e Liverpulit, por harron reklamën e basteve

145
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nuk i ka shpëtuar as këtë herë vemendjes së mediave.

Në fakt ishte lehtësisht e kuptueshme nga kushdo që e ndjek kryeministrin dhe nga ERTV. Rama kishte veshur një xhup të Liverpul ditën e sotme, skuadrës angleze, por mesa duket i ka shpëtuar një detaj pa e vënë re.

Në xhupin ‘new entry’ të tij është reklama e kompanisë së basteve online, “BetVictor” e stampuar në xhup, poshtë logos së ekipit të futbollit. Pikërisht, kjo gafë nuk mund të kalohej pa komente dhe reagime, pasi qartësisht në mendje të shkon pyetja:  A është e qëllimshme kjo që ai bën? Një kryeministër që bëri një ligj për të zhdukur lojërat e fatit dhe për të mos lejuar reklamimin e tyre, shkeli vetë ligjin i pari?

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë në takimin me banorë të Lushnjes kishte veshur xhupin e Liverpulit, ekipit anglez të futbollit, sponsor i të cilit është edhe kompania e basteve “BETVICTOR”. Logoja e kësaj kompanie bastesh, ligjore në Angli, është në çdo fanellë të skuandrës ishullore prej shumë kohësh. Por ligji i miratuar nga mazhoranca e drejtuar nga Rama nuk lejon askënd të reklamojë çdo mundësi lojrash fati.

Me një kërkim të thjeshtë në motorrin e kërkimit në internet, “Google”, shfaqen mundësitë për të vënë baste, gjë e cila në Shqipëri është e ndaluar me ligjin e iniciuar dhe mbështetur fuqimisht nga kryeministri Rama.

Ndërkohë kujtojmë që vetëm para disa javësh, policia e Shtetit arrestoi administratorin e një ekipi,   pasi lojtarët e skuadrës kishin në fanellat e tyre logon e një kompanie bastesh.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/420070325480424/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY