Anulohet protesta e nesërme, opozita e vendosur: Do mblidhemi sa herë ka...

Anulohet protesta e nesërme, opozita e vendosur: Do mblidhemi sa herë ka Kuvend

86
0
Shares

Opozita ka njoftuar se ditën e nesërme nuk do të zhvillojë protestën e paralajmëruar. Burime nga PD bëjnë me dije se protesta do të ketë sa herë që ka dhe seanca parlamentare.

Kujtojmë se ditën e djeshme, opozita mori kthesën e papritur për shkak se Kuvendi vendosi të zhvillonte punimet të martën dhe jo të enjten. Opozita e cilësoi si një plan të paligjshëm për të shmangur protestën.

Në këtë mënyrë, pasditen e djeshme, mijëra qytetarë u mblodhën para Parlamentit dhe protestuan për disa orë me radhë.

Prej orës 17:00 deri në 20:00 ata protestuan para Parlamentit me thirrjet: Rama ik!  Në fillimi pati djegie gomash para Parlamentit dhe protestuesit hodhën sende drejt protestuesve.

Situata u tensionua në momentin kur protestuesit tentuan të thyenin kordonin e parë të policisë për të hyrë në Kuvend. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe tymuese për të zbrapsur protestuesit.

Disa herë u hodhën gaz lotsjellës, ndërsa Basha ne nje moment akuzoi Ramen se përdori sulmin kimik ndaj protesuesve.  Gjatë gjithë protestës forca te shumta policie mbajtën të rrethuar parlamentin, ku deputetë të maxhorancës votuan strukturën e KLP-se dhe KLGJ-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY