Protesta para Parlamentit, procedohen 8 persona, 12 të tjerë të shpallur në...

Protesta para Parlamentit, procedohen 8 persona, 12 të tjerë të shpallur në kërkim

109
0
Shares

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 shtetas pas protestës së 26 Shkurtit para Parlamentit.  Ata akuzohen  për veprat penale “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.

U proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit:

– A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë;
– E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë;
– Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç;
– P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras;
– A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë;
– F.D., 50 vjeç, banues në Tiranë;
– B.B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë;
– O.G., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Plicia sqaron se procedimi penal ndaj tyre nisi pasi në rrugën “George W.Bush”, në hyrje të Parlamentit kanë shtyrë e çarë me forcë kordonin e Policisë në shërbim, duke i goditur me sende te forta.

Janë identifikuar dhe po punohet gjithashtu për kapjen e 12 personave të tjerë, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Gjatë protestës së djeshme janë lënduar 2 punonjës policie, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY