Në hetim për korrupsion, ‘ngec’ në Vetting dhe Petrit Çeno

Në hetim për korrupsion, ‘ngec’ në Vetting dhe Petrit Çeno

229
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e pezulluar të Gjykatës së Apelit të Durrësit, Petrit Çeno.

Para vendimit, Petrit Çeno ka qenë nën hetim për akuzën e  korrupsionit pasiv. Ai e ka filluar karrierën në vitin 1992 dhe ka punuar si gjyqtar dhe më pas si kryetar i Gjykatës së Apelit Durrës prej më shumë se 15 vitesh.

Në vitin 2015, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi një procedim penal ndaj Çenos dhe dy gjyqtarëve të tjerë, të cilët u akuzuan se kishin përfituar një udhëtim falas në Madrid nga një biznesmen, palë në një proces gjyqësor, për të parë ndjeshjen mes Real Madrid-Barcelonës.

Në shkurt 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda i mori të pandehur tre gjyqtarët, ndërkohë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë i pezulloi nga detyra. Aktualisht, çështja është në pritje të zbardhjes së përgjimeve për t’u dërguar në gjykatë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY