Protesta e djeshme, Vasili: Kriminelët e 2 prillit ’91 ngritën sërish dorën

Protesta e djeshme, Vasili: Kriminelët e 2 prillit ’91 ngritën sërish dorën

110
0
Shares

Petrit Vasili vë paralel dy situatat historike, të cilat sipas tij janë të ngjashme për nga mënyra sesi kanë ndodhur.

2 Prilli i 1991 dhe 26 Shkurti i 2019 janë të ngjashme, për shkak të sulmit që i bëhet qytetarëve të cilët protestojnë për të drejtat e tyre.

Vasili shkruan se dhe mbrëmjen e djeshme, policia bëri të njëjtën gjë me protestuesit, duke u hedhu gaz e duke i helmuar.

Kujtojmë se nga masakra e 2 Prillit 1991 u shënuan katër viktima e dhjetëra të plagosur si pasojë e plumbave ndaj forcave policore drejt turmës që protestonte. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, sot të shpallur martirë të demokracisë.

REAGIMI I VASILIT 

Kriminelët e 2 prillit ’91 ngritën sërish dorën.

Të njëjtët kriminelë të 2 prillit ’91 ngritën sërish dorën ne 26 shkurt 2019.

Vranë me plumba në 91 dhe tentuan masakrën sërish me lëndë helmuese luftarake në 26 shkurt 2019.

Opozita e eliminoi këtë skenar të zi dhe makabër.

Krimineli i 2 prillit e ka damke për gjithë jetën krimin e kryer atë ditë ashtu siç do ti mbetet përgjëgjesi kriminale edhe 26 shkurti 2019, ku ndryshoi vetem kryeministri, që është po aq kriminel sa ata të ’91.

Populli nuk i fali atëherë dhe serish nuk do t’i falë, por dënimi këtë herë do të jetë shumë më i rreptë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY