Shiste heroinë në shkollat e mesme të Tiranës, përfundon në rrjetë ‘Peshku’

Shiste heroinë në shkollat e mesme të Tiranës, përfundon në rrjetë ‘Peshku’

150
0
Shares

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion të koduar “Rrjeta”, në fushën e tregëtimit të drogërave të forta.

Janë arrestuar dy shtetas që tregëtonin heroinë në doza të vogëla në gjithë zonën e Tiranës dhe në afërsi të shkollave. Gjithashtu është sekuestruar 1 kilogramë e 33 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Të arrestuar

1.S., 45 vjeç, lindur në Tiranë, me pseudonimin “Peshku”, i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

2.Z., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

DETAJE NGA OPERACIONI

Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit prej Nëntorit të vitit 2018

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të hetimit me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të operacionit të koduar “Rrjeta” në ngarkim të një grupi kriminal të tregëtimit të lëndëve narkotike në Tiranë, kapën dhe arrestuan shtetasit:

E. S., 45 vjeç, lindur në Tiranë, me pseudonimin “Peshku”, i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

F. Z., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme për aktivitetin kriminal të këtyre shtetasve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Nëntor të vitit 2018 referoi materialet në Prokurori ku dhe u rregjistrua procedimi penal.

Pas një pune të mirfilltë profesionale me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë e mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve të drogërave të forta, të shtetasve nën hetim E. S., me pseudonimin “PESHKU” dhe F. Z., të cilët shisnin heroinë në formë dozash në gjithë zonën e Tiranës, me klientelë fikse.

Në funksion të këtij procedimi penal, bazuar në provat e grumbulluara Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, më datë 25.02.2019, caktoi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasve E. S., dhe F. Z., pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 283/2 të Kodit Penal.

Gjatë ekzekutimit të urdhërave të ndalimit, Policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e shtetasit E.S., një kilogramë e 33 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, si dhe një peshore elektronike.

Nga hetimet rezultoi se veprimtaria e tyre kriminale kryhej në fushën e shitjes së lëndës narkotike “Heroinë”, veprimtari të cilën e kryenin pranë disa shkollave të mesme.

Pas tre muaj hetimesh nga ana jonë ku vijonte procedimi me metoda speciale të hetimit, më datën 28.01.2019, një pjesë e veprimtarisë kriminale të këtij grupi u trajtua në një nga emisionet investigative.

Pavarësisht kësaj Policia në bashkëpunim me Prokurorinë vijoi procedimin deri në finalizimin gjatë mesditës së djeshme, duke arrestuar autorët dhe sekuestruar lëndën narkotike.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve E. S., dhe F. Z.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY