Deklarata dhunë-nxitëse e OSBE/ Manjani: Turp, e paprecedentë në të gjithë Europën

Deklarata dhunë-nxitëse e OSBE/ Manjani: Turp, e paprecedentë në të gjithë Europën

235
0
Shares

Pas deklaratës shokuese të prezencës së OSBE në Tiranë, e cila i bënte thirrje policisë ti përgjigjej dhunshëm protestuesve, ka ardhur reagimi i ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ai e quan këtë deklaratë të turpshme dhe të paprecedentë në Europë.

“E turpshme dhe e paprecedentë është deklarata e bërë nga prezenca e OSBE në Tiranë, para pak minutash! Me pak fjalë OSBE nxit policinë kundër popullsisë civile!!! Kulmi i pasigurisë në Europë ishte kjo deklaratë! Nuk gjendet asnjë deklaratë e ngjashme, as e përafërt, në databasën e reagimeve publike të OSBE kudo ku ajo është prezente, si kjo maskaradë që lëshuan sot kundër popullsisë civile në Shqipëri! Ndër të tjera OSBE në Shqipëri ka mandat të nxisë demokratizimin e Shqipërisë. Deklarimi i sotëm është haptazi kundër mandatit të saj diplomatik! Nuk pritej mbështetje për opozitën, nga ky lloj personeli që shërben në krye të Prezencës krejt në mënyrë të njëanshme, por kurrsesi nuk pranohet rrjeshtimi i saj në favor të dhunës shtetërore kundër popullsisë civile! Shumë turp! Opozita nuk mund t’i pranojë më drejtuesit i kësaj prezence në asnjë lloj takimi. Jo për interes te vet, por në respekt të njerëzve të pa armatosur që u goditën me armë (gazi lotsjelles është armë) sot pasdite”.

“Dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë. Ne e dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi. Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik, dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë. Po ashtu, e nxisim policinë të reagojë në mënyrë përpjestimore. Ne po e monitorojmë situatën me shqetësim. Përgëzojmë mediat për shërbimin e madh që po i bëjnë demokracisë përmes raportimeve të drejtpërdrejta”, thuhet në deklaratën e prezencës së OSBE në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY