Pas sulmit të policisë me gaz lotsjellës kundër protestuesve të vendosur përballë parlamentit ka reaguar deputetja e PD Albana Vokshi.
Deputetja shprehet se hedhja e gazit lotsjellës është bërë me urdhër të Edi Ramës i cili ka helmuar edhe nxënësit e shkollës profesionale ekonomike.
POSTIMI I VOKSHIT:
Edi Rama, Krimineli që helmon edhe fëmijët
Me urdhër të Edi Ramës sot është hedhur lëndë luftarake helmuese mbi qytetarët që po protestonin para parlamentit të Kriminalizuar.
lënda helmuese ka bërë që nxënësit e shkollës profesionale ekonomike( ish pedagogjike) të lënë mësimin e të dalin jashtë pasi u mbytën.
Një skenë e tmerrshme, fëmijë qe s’marrin dot frymë që iknin në turma pa asnjë ndihmë.
Kjo një arësye më shumë, e mbi cdo arësye tjetë për të protestuar e për ta larguar një herë e mirë këtë Kriminel që helmon edhe fëmijët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/