Vranë të riun për një kapele, gjykata jep vendimin për vrasësit e...

Vranë të riun për një kapele, gjykata jep vendimin për vrasësit e Hermes Beqirit

148
0
Shares

Gjykata e Shkodrës ka dhënë dënimin me 12 vite burg Elvis Hoxhaj dhe me 8 vite Ditmiri Arifin për vrasjen e të riut Hermes Beqirit.

Ky vendim është pritur me pakënaqësi nga ana e familjarëve të Hoxhës, nëna e të cilit ka shpërthyer në të qara jashtë gjykatës.

Ndërkohë që dhe avokati mbrojtës i tij është shprehur se vendimi është dhënë i pambështetur bë prova shkencore, dhe se do të vijojnë me apelimin e tij.

Krimi ndodhi për një sherr mjaft banal. Autorët dhe i ndjeri Hermes Beqiraj, u vunë për një kapele të cilën ia kishin vënë njëri-tjetrit në kokë.

NGJARJA 

Sipas tij është Elvis Hoxha ai që ka qëlluar Hermes Beqirin.  Ditmir Arifi tha se ka bërë një xhiro me motorin e viktimës duke qenë se njiheshin dhe më pas Ditmiri ka bërë një xhiro i vetëm me motorin e viktimës.

Në atë moment Elvis Hoxha dhe Hermes Beqiri janë konfliktuar. Sipas Arifit viktima i ka marrë kapelen Elvis Hoxhës dhe i ka thënë se s’dua ta jap më. Më pas ia ka dhënë por e ka sharë Elvisin dhe e ka goditur, kjo sipas deklarimeve të palës mbrojtëse të Ditmir Arifit.

Më pas Elvis Hoxha ka marrë në motorin e tij Ditmir Arifin dhe janë larguar nga aty. Pasi janë larguar autori i dyshuar ka marrë në një kanal në lagjen Kiras një automatik kallashnikov por Ditmir Arifi nuk ka patur dijeni se shoku i tij ishte armatosur, këtë e ka thënë edhe vetë Hoxha në hetimet paraprake. Janë rikthyer në vendin ku ndodhej Hermes Beqiri pas rreth 15 minutash dhe sipas Arifit, Elvis Hoxha e ka qëlluar viktimën pa u ulur nga motori duke e lënë të plagosur rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY