LAJM I FUNDIT/Vrau kunatën në liqenin e Sharrës, kapet autori pas disa...

LAJM I FUNDIT/Vrau kunatën në liqenin e Sharrës, kapet autori pas disa ditësh në kërkim

140
0
Shares

Është kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së shtetases Lirie Xhepa ngjarje e ndodhur më 13 shkurt 2019, pranë kodrave të liqenit të Sharrës.(kliko për detaje)

Në pranga ka rënë kunati i 49-vjeçares, Dashamir Xhepa, i cili ishte shpallur në kërkim.

Ndërkohë policia ka arrestuar dhe një tjetër shtetas për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Burime nga policia sqarojnë:

Shërbimet e Policisë Tiranë, pas identifikimit të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetases L. Xh., janë vënë në ndjekje intensive të tij. Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e Policisë lokalizuan vendodhjen e autorit të dyshuar, shtetasit D. Xh., dhe bënë kapjen dhe arrestimin e tij në qytetin e Peshkopisë ku dhe strehoej.

Gjithashtu u arrestua dhe shtetasi M. S., për “Përkrahje të autorit të krimit”, i cili ka ndihmuar dhe strehuar autorin e dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Armëmbajtje pa leje”, në ngarkim të shtetasit D. Xh., dhe për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, në ngarkim të shtetasit M. S.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY