Dorëzimi i mandateve, KQZ: Kandidatët, 10 ditë kohë për të plotësuar formularin...

Dorëzimi i mandateve, KQZ: Kandidatët, 10 ditë kohë për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit

118
0
Shares

KQZ ka bërë të ditur se për të plotësuar vakancat e 57 deputetëve të dorëhequr, kandidatët në listën shumë emërore kanë afat 10 ditë për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit.

Deklarata e plotë 

Duke marrë shkas nga sensitiviteti i treguar nga media dhe opinioni publik lidhur me çeshtjen e zëvëndësimit të vakancave të krijuara në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën me dije se, në KQZ mbërritur kërkesa e Kuvendit të Shqipërisë për plotësimin e vendeve vakante për 57 deputetë të dorëhequr.

KQZ konfirmon vijimin e procedurave të mëtejshme në zbatim të nenit 164 të Kodit Zgjedhor.

Ligji i kërkon KQZ-së që të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit pa të cilin nuk mund të marrin vertëtimin e zgjedhjes. Kandidatët e listës shumemërore kanë afat 10 ditë për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit.

Pas verifikimit dhe shqyrtimit nga Administrata e KQZ-së zëvëndësimet e vakancave të krijuara, do të kalojnë në mbledhjet publike të KQZ-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY