EMRI/Adoleshentët theren me thika në Durrës, plagoset njëri

EMRI/Adoleshentët theren me thika në Durrës, plagoset njëri

226
0
Shares

Një sherr mes adoleshentëve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në Durrës.

Dy nxënësit e një shkolle 9-vjeçare të Durrësit janë konfliktuar sot në mesditë dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Një prej tyre është plagosur pranë shtyllës kurrizore dhe është dërguar në Qendrën Spitalore të Traumës ku ndodhet në terapi intensive.

Mësohet se dy adoleshentët janë nxënës të së njëjtës shkollë dhe sherri mes tyre ka ndodhur në rrugë. Policia ndërkohë ka ndaluar autorin e plagosjes.

Njoftimi i policisë:

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës , ka shkuar shtetasi K.Ç., 14 vjeç, i dëmtuar me mjet prerës ( thikë), ku pas ndihmës së parë mjekësore u dërgua në Q.S.U.T, për mjekim më të specializuar. Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe pas një pune të mirëorganizuar ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë në flagrancë autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin S.K.,16 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për shtetasin S.K., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje ” parashikuar në nenin 88 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY