Lubonja:”Ndërkombëtarët janë problemi, shqiptarët ‘shpëtojnë’ me lëvizje demokratike”

Lubonja:”Ndërkombëtarët janë problemi, shqiptarët ‘shpëtojnë’ me lëvizje demokratike”

125
0
Shares

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar aktualitetin politik në vend si dhe djegien e mandateve nga opozita. Lubonja u shpreh se problemet e shqiptarëve duhet ti zgjedhin vetë shqiptarët me levizje demokratike dhe jo ndërkombëtarët.

“Rrugëdaljet mund të jenë të shumta. Varet ku na nxjerr dalja. Daljet janë të ndryshme. Të tjera dalje mendon kryeministri, të tjera opozita dhe të tjera qytetarët. Rrugëdalja do të thotë rikthim në normalitet. Çështja e rrugëdaljes është pak komplekse. Gjykimi që kam unë për ndërkombëtarët besoj e ata janë më të lumtur për status quon. Unë i konsideroj si pjesë e problemit më shumë sesa e zgjidhjes.

Zgjidhjen duhet ta gjejmë vetë. Turqia, Polonia ka probleme, por nuk u bëjnë thirrje ndërkombëtarëve. Ne kemi gjithmonë këtë defekte se themi Amerika, por ka shumë Amerika. Ka Amerikë të Trump të Clinton etj. Ashtu është edhe Evropa me shumë faqe. Shqipëria është ende nën sundimin e establishmentit të vjetër. Brukseli është identifikuar si establishment i vjetër. Shqipëria përdor narrativën e tranzicionit drejt Evropës. Ne na thonë keni bërë ca hapa, por duhet të bëni më shumë. Unë mendoj se nuk kemi bërë hapa para”- tha Lubonja ne nje lidhje direkte me emisionin “Opinion” ne News 24.

I pyetur se si do shkojë situtat poltike mes palëve nëse do ketë luftë pa kompromis apo një pikë takimi mes palëve, Lubonja u shpreh se më shumë mundësi mund të ndodhë e dyta.

“Ka më shumë mundësi që mund të arrihet një pikë takimi mes palëve, por varet me çfarë rrethanash dhe kushtesh. Çfarë do fitojë njëra palë dhe pala tjetër. Por nuk përjashtohen edhe skenarë më të vështirë siç është skenari që Rama të vazhdojë në rrugën e partisë shtet dhe partisë e tjera të mbeten jashtë sistemit. Nuk dimë nëse mund të lindë gjë e re apo jo sepse edhe nëse lind ndonjë gjë e re është destinuar të vdesë. Nga Lëvizjet mund të pritet vetëm diçka që mund të jetë më konsistente dhe qe të jetë më e fortë. Jemi në një kërcim në errësirë që nuk e dimë ku do bien këmbët. Unë jam skeptik se mund të na shpëtojnë ndërkombëtarët. Duhet të shpëtojmë vetveten me lëvizje demokratike”- tha Lubonja.

Sipas Lubonjës dhuna që ndodhi në protestë, pati efekte sepse tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe se Ramën do ta destabilizonte një heqje e mbështetjes së ndërkombëtarëve.

“Dhuna që u ushtrua pati një efekt se tërhoqi proxhektoër se çfarë po ndodh në shtëpi. Shqiptarët herët ose vonë do të shpërthejnë. Ramën do ta destabilizonte një heqje e mbështetjes së ndërkombëtarëve. Ai po mundohet që kjo të mos ndodhë. Rama e donte opozitën si fasadë, por vendimmarrjet e tij kanë qenë të njëanshme. Kriza është një krizë imazhi e Shqipërisë që nuk e dimë se sa mund ta turpërojnë Ramën. Por ai nuk e njeh turpin. Kemi rastin e Astirit. Ai hoqi nja 7 ministra për të treguar që unë jam i ndjeshëm. Ai bën operacione fasadë”- tha Lubonja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY