LAJM I FUNDIT/Gjykata pranon gjykim të shkurtuar për Klement Balilin

LAJM I FUNDIT/Gjykata pranon gjykim të shkurtuar për Klement Balilin

130
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar gjykim të shkurtuar për Klement Balilin, i akuzuar për trafik të lëndeve narkotike.

Me 25 shkurt ishte caktuar seanca e radhës në Gjykatën e Krimeve të Rënd.Trupa gjykuese përbëhej nga një treshe gjyqtarësh, të kryesuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Kuijtojmë se Balili akuzohet për veprat penale ” trafik të narkotikëve”, “grup i strukturuar kriminal”, mosdeklarim të  pasurisë” dhe “pastrim parash”.

Në dosjen e prokurorise thuhet se nga informacioni i policisë, rezultonte se nga fundi i muajit Maj 2015 shërbimet ligjzbatuese greke dhe DEA- s në Athinë kanë qenë duke hetuar në lidhje me një organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike e përbërë nga shtetas grekë, shqiptarë dhe nga vendet e Evropës Qëndrore.

Kjo organizatë kriminale merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe kanabis sativa duke përdorur për transport kamionë që janë të regjistruar në vende të ndryshme të Evropës në pronësi të kompanive që zotërohen nga shtetas grekë dhe përdorin si përfaqësues të këtyre firmave njërëz të ndryshëm.

Balili nuk i ka pranuar akuzat ndërsa pas rreth dy vjet ne kerkim ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja vajti për gjykim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY