Merr fund makthi i banorëve, kapen hajdutët e Fierit

Merr fund makthi i banorëve, kapen hajdutët e Fierit

134
0
Shares

Pas një pune intensive hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë ndaluar autorët e disa vjedhjeve. Këto ngjarje ishin kthyer në shqetësim për banorët e Fierit.

Si rezultat u ndaluan shtetasit: K.D, 18 vjeç, banues në Fier, O.L, 15 vjeç, banues në Fier dhe K.Gj, 15 vjeç, banues në Fier të dyshuar si autorë të këtyre vjedhjeve.

Konkretisht, shtetasit e mësipërm dyshohet se kanë vjedhur: Një furrë buke në lagjen “Apollonia”, Fier, portofolin e shtetases A.H në Lushnje, një biçikletë në lagjen “Kastriot” Fier, një sasi lekësh në një mjet tip furgon në lagjen “Kastriot” Fier, një telefon të markës “IPHONE 7”, në një automjet në lagjen “Kastriot” Fier, disa sende nga një mjet tip furgon në lagjen “Liri” Fier, një sasi lekësh në një farmaci në lagjen “1 Maj” Fier, një sasi lekësh në një makinë në lagjen “1 Maj” Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY