“Prisja të flinte gruaja që të hyja në shtëpi, plasi sherr i...

“Prisja të flinte gruaja që të hyja në shtëpi, plasi sherr i madh kur i zbulova tradhëtinë”

394
0
Shares

Këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” ishte Albi Zeko, i cili kishte sjellë babanë e tij Flamur Zeko, të cilin e akuzon si shkaktar të divorcit të tij dhe faktit që prej më shumë se 1 viti e gjysmë nuk takon 3 fëmijët e tij.

Babë e bir kishin 6 muaj pa folur me njëri-tjetrin për shkak të kësaj çështjeje.

Albi Zeko: Kam sjellë babanë tim këtu sepse ai ishte shkaktari që unë arrita deri këtu. Ai zotëria është shkaktari i divorcit dhe mostakimit të fëmijëve.

Flamur Zeko: E para, mua nuk ke pse të më thuash zotëri, mua më ke baba. E dyta, cili prind do që të ndahet fëmija? Ishe me 3 fëmijë zotëri dhe unë vajta në Greqi për të ndihmuar familjen.

Albi shpjegoi që në vitin 2016 kishte hapur në Gjirokastër një gjyq për divorcim nga Silvana Karagjozi, me të cilën kishte 3 fëmijë. Por gjyqi u pushua nga i ati i tij, pas një tentative për t’i pajtuar bashkëshortët. Në krahun tjetër, vetëm pak kohë pas pushimit të gjyqit, Silvana kishte nxjerrë në policinë greke një urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti me pretendimin për dhunë në familje. Por gjykatat greke e shpallën të pafajshëm Albin.

“E bënte për xhelozi, apo donte të më nxirrte nga shtëpia? Këtë nuk e kuptova”, tha Albi.

Flamuri tha se gjithçka e kishte bërë nga dëshira e mirë për të shpëtuar një familje dhe se nuk e kishte pritur që nusja e tij t’ia punonte pas shpine.

Albi Zeko: A e dije që bënte sherr në shtëpi?A e dije që djali të thotë ngaherë që nuk e di nëse do vete në shtëpi dhe do më bëjë sherr, apo s’do më bëjë sherr gruaja?

Flamur Zeko: Ore ti të mi kishe thënë.

Albi Zeko: Të thashë që unë nuk vete dot të në shtëpi dhe rrija në lokal jashtë, se nuk veja dot në shtëpi.

Flamur Zeko: Ore ti të mi kishe thënë këto probleme dhe ta zgjidhja ndryshe problemin.

Albi Zeko: Zonja Eni, unë prisja që ta zinte gjumi gruan që të futesha në shtëpi që të mos më bënte sherr.

Zonja Eni: Pse deri në këtë pikë kishit mbërritur?

Albi Zeko: Po, kishim arritur deri në këtë pikë.

Zonja Eni: Zakonisht kur e zinte gjumi?

Albi Zeko: Mund ta zinte në 11 të natës, mund ta zinte në 12 të natës.

Zonja Eni: Dhe ju deri atëherë rrinit jashtë?

Albi Zeko: Më merrte babai në telefon dhe më thoshte, ku je? Përjashta je akoma? Çfarë të bëj, i thosha, jam përjashta. Ik, futu në shtëpi dhe fli gjumë – më thoshte, mos bëj sherr ti. Duke i ditur të gjitha këto probleme, vete dhe e mbyll gjyqin. Me ç’të drejtë e mbyll gjyqin ti? Gjyqin e kisha hapur unë.

Albi tregon edhe si e kishte zbuluar tradhtinë e bashkëshortes.

Albi Zeko: Një moment që kishim konflikte në darkë me bashkëshorten, isha në Facebookun e saj dhe aty zbulova të gjithë të vërtetën.

Zonja Eni: Tani të të bëj një pyetje. Albi, më ndje, tani telefoni i saj në dorën tuaj dhe ju shikoni Facebookun e saj, cila ishte arsyeja? Më fal që të pyes, është gjë private, por…ndodh shpesh kjo, për çfarë arsyeje burri duhet të marrë telefonin e gruas, nuk duhet të ketë fare privacy?

Albi Zeko: Arsyeja ishte e thjeshtë, jo për xhelozi, por për të parë një video, nuk e mbaj mend, thjeshtë ma dha zonja për të parë një video, kur erdhi mesazhi i lidhjes së zonjës dhe aty filluan grindjet më të mëdha.

Zonja Eni: Pra ju zbuluat nëpërmjet telefonit që gruaja kishte disa vite në një lidhje jashtëmartesore…

Në një lidhje telefonike me zonjën Eni Çobani, Silvana Karagjozi tha se nuk kishte asnjë gjë për të thënë. “Çdo gjë e ka zgjidhur shteti. Të më falësh, përgjigjen e ka marrë në gjykatë.”

Një veprim ky që çuditi jo pak zonjën Eni Çobani, e cila tha se nuk bëhej fjalë më për çiftin, por për fëmijët, të cilët kanë dy prindër dhe jo një.

Albi thotë se bashkëshortja i ka thënë edhe se fëmijët nuk janë të tijtë.

Albi Zeko: Më thotë vajzën e kam çuar tek babai i saj që ia gjeta mbas kaq kohësh. Mos më merr më në telefon. I thashë marr për fëmijët, jo për ty zonjë e nderuar, ti ke gjetur rrugën tënde dhe unë time.

Zonja Eni: Pra pretendohet se fëmijët nuk janë tuajt?

Albi Zeko: Ashtu thotë zonja Eni, dhe ia kam dërguar me mesazh vajzës së madhe, i them i thuaj mamasë meqë nuk më përgjigjet në telefon që të ma japë me deklaratë dhe të vete të bëj ADN-në e fëmijëve dhe të ma japë me deklaratë që këta fëmijë nuk janë të mitë. Deri atëherë unë do të përgjigjem për fëmijët sepse janë të mitë.

Zonja Eni vuri në dukje edhe parregullsitë gjatë proceseve gjyqësore, duke theksuar se psikologia nuk mund të marrë fëmijët në intervistë me “skype” dhe në një gjuhë të ndryshme nga ajo e vendit në të cilin zhvillohet gjyqi.

Në përfundim të seancës së ndërmjetësimit, Albi Zeko kërkoi që të rivazhdojë gjyqet nga e para.

Zonja Eni: Ardit, mua më vjen shumë keq, por sikur vetëm një element i gjyqit të dalë i pavlefshëm, i gjithë vendimi del nul. Unë pres reagim nga të gjithë kolegët, për këto vendimmarrje që kanë marrë sepse nuk ka qenë një,  duhet të themi të vërtetën. Kanë qenë 3 të shkallës së parë dhe 3 të apelit. Si është e mundur që nuk është kontrolluar për asnjë moment vërtetësia e dokumentacionit të psikologëve, që është e para, forma e pyetjes së fëmijëve, gjuha e përdorur dhe si është e mundur që gjykata ka vlerësuar me gjuhën greke një vlerësim psikologjik që ka bërë psikologia me tre fëmijë që nuk dinë asnjë fjalë shqip?

Zonja Eni i premtoi ndihmë Albit në betejën e tij të drejtë ligjore për të takuar fëmijët e tij. /klan

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY