Ndodh dhe kjo/ Policia i vë gjobë … sepse iu përmbys kamioni...

Ndodh dhe kjo/ Policia i vë gjobë … sepse iu përmbys kamioni nga era e fortë!

339
0
Shares

Ditën e djeshme Shqipëria u “pushtua” nga moti i keq, ku erërat e forta kanë përmbysyr në mes të rrugës edhe katër kamione.

Çudia ndodh me Policinë e Shtetit, ku edhe pse shoferët nuk kanë pasur faj për erërat e forta, ata janë gjobitur.

Një shofer i një kamioni i cili është gjobitur nga Policia i ka shkruar redaksisë JOQ Albania ku ka dërguar edhe foton e gjobës.

Denoncimi i shoferit:

Shikoni çfarë gjobe vendos policia ndërkohë që kamioni është rrëzuar si shkak i erës së fortë. Ç’farë faji ka shoferi të paguajë dhe gjobën kur nuk është absolutisht faji i tij?! Ju lutem postojeni që të kuptojnë të gjithë që kjo nuk është policia që duam. Kjo ka ndodhur dje në Pukë.”

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY