Mbërrin në Portin e Durrësit trageti “Rigel I”, pasagjerët tregojnë panikun e...

Mbërrin në Portin e Durrësit trageti “Rigel I”, pasagjerët tregojnë panikun e përjetuar

134
0
Shares

Pas defektit teknik që pësoi trageti “Rigel I”, dhe qëndrimit mes panikut të 280 udhëtarëve në det të hapur, burimet bëjnë me dije se ai sapo ka mbërritur në Portin e Durrësit.

Pasagjerët shprehen tepër të irrituar të irrituar për vonesat si dhe tregojnë për panikun e madh të cilin kanë përjetuar në mes të detit dhe në errësirë.

Ata janë shprehur se askush nuk ju jepte sqarime se çfarë po ndodhte diçka që ka shkaktuar shumë panik tek udhëtarët.

Kujtojmë se trageti e ka dhënë mbrëmë pas mesnate alarmin e emergjencës pasi mendohet se ka patur probleme me panelin e kontrollit brenda në tragetin e linjës Durrës-Bari.

Kjo ka bërë që “Rigel I” kompanisë Venturis Feries të qëndrojë për rreth 3 orë në det te hapur i cili ishte nisur mbrëmë nga Bari në drejtim të Durrësit.

Avaria e pësuar ka bërë që pasagjerët të qendrojnë në det të hapur deri në riparimin e defektit, një pjesë e të cilëve e kanë denoncuar këtë situatë.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për nxehje e sistemit te panelit të kontrollit dhe kanë pritur të ftohet që më pas te rinisë udhëtimi drejt portit të Durrësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY