FOTO/ Dëshmia e pasagjerit: Kabina e avionit u mbush me tym, pilotët...

FOTO/ Dëshmia e pasagjerit: Kabina e avionit u mbush me tym, pilotët na shpëtuan

422
0
Shares

Mëngjesin e sotëm, avioni I kompanisë “Blue Panorama”. që do të bënte linjën Rinas-Ancona, ka kryer një ulje të detyruar, pak minuta pasi ishte ngritur në fluturim.

Pasagjerët të tmerruar kanë treguar minutat e panikut për mediat.

“U ngritëm normalisht, ishim në det, sapo kishim kaluar Durrësin kur pamë tym të dilte nga avioni, kabina u mbush me tym. Ishte tmerr, kishte edhe fëmijë që nisën të qanin”, tregon pasagjeri

Në ato momente paniku, rrëfen pasagjeri, nuk janë lejuar të përdorin telefonat për të filmuar dhe se avioni ka bërë disa manovra të rrezikshme para se të ulet.

“Kabina u mbush me tym kur na njoftuan që do ulemi në Rinas për shkak të defektit. Avioni bëri disa lëvizje shumë të rrezikshme, thamë se u rrëzuam. Është i gjithë faji i avionëve të vjetër që sjellin në Shqipëri si të ishim bota e tretë. Pilotët na e shpëtuan jetën, nuk e di se si mundën ta ulnin atë avion në gjendjen që ishte”, tregon ndër të tjera pasagjeri për Balkanweb.

Pas panikut të përjetuar 50 pasagjerët që prisnin të udhëtonin drejt Anconës kanë pritur disa orë në aeroportin e Rinasit, pa marrë asnjë informacion se kur do të kryej udhëtimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY