Rinas, difekt në avionin e Blu Panoramës pak minuta pas ngjitjes

Rinas, difekt në avionin e Blu Panoramës pak minuta pas ngjitjes

290
0
Shares
Foto Ilustruese

Një difekt në avion ka kthyer nga fluturimi një avion të linjës Rinas-Ancona ndërkohë që 50 pasagjerë në bord përjetuan caste të vështira e dramatike.

Avioni i përket linjës “Blue Panorama” dhe bëri ulje të detyruar pak minuta pasi ishte nisur nga aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza”, rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm.

“U ngritëm normalisht, ishim në det, sapo kishim kaluar Durrësit kur pamë tym të dilte nga avioni, kabina u mbush me tym. Ishte tmerr, kishte edhe fëmijë që nisën të qanin”, i tha një pasagjer  balkanëeb-it,

“Kabina u mbush me tym kur na njoftuan që do ulemi në Rinas për shkak të defektit. Avioni bëri disa lëvizje shumë të rrezikshme, thamë se u rrëzuam. Është i gjithë faji i avionëve të vjetër që sjellin në Shqipëri si të ishim bota e tretë. Pilotët na e shpëtuan jetën, nuk e di se si mundën ta ulnin atë avion në gjendjen që ishte”, rrëfeu ndër të tjera pasagjeri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY