Mediat u manipuluan. Si u shit deklarata e një deputeti gjerman si...

Mediat u manipuluan. Si u shit deklarata e një deputeti gjerman si qëndrim i CDU kundër opozitës

615
0
Shares

Një ditë më parë mediat kryesore dhe ndër më seriozet në Tiranë transmetuan një deklaratë të një deputeti gjerman të CDU ku kritikohej ashpër qëndrimi i opozitës shqiptare për djegien e mandateve të grupit të saj parlamentar dhe braktisjen e Kuvendit. Sikurse shkruhej në këto media partia e Merkelit I bën thirrje PD dhe opozitës të tërhiqet nga vendimi I saj për djegien e mandateve duke theksuar se veprimet e fundit të opozitës në Tiranë vënë në rrezik serioz perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Deklarata u bë nga një deputet i CDU, Florian Hahn. Në fakt ai përgjatë gjithë deklaratës së tij nuk thotë askund se po fliste në emër të CDU/CSU, partisë në pushtet në Gjermani, sic shihet në deklaratën që po publikojmë më poshte, por cuditërisht mediat në Tiranë e transmetuan deklaratën e  tij të plotë duke ia veshur atë deklaratë gjithë partisë dhe duke ia servirur publikut shqiptar si një qëndrim zyrtar të CDU/CSU.

“Shqipëria për momentin është duke luajtur shumë me kredibilitetin tek miqtë evropianë. Në rast se perspektiva për çeljen e negociatave për në BE në mesin e vitit të kaluar ishte ende rozë, tani po shfaqen re të zeza. Protestat e aktuale në Tiranë pengojnë qeverinë, si dhe paralizojnë funksionimin e parlamentit. Protestat dhe demonstrtratat bëjnë pjesë tek të drejtat e njeriut dhe janë një tipar dallues i demokracisë, në rast se ato zhvillohen në mënyrën e duhur. Por deputetët e partive tona partnere në Shqipëri i bëjnë një shërbim të keq qëllimit të tyre, nëse nëpërmjet dorëzimit masiv të mandateve do të shkaktojnë një stanjacion politik dhe do të nxisin protesta të dhunshme. Një qëndrim refuzues nuk i shërben as vendit, as qytetarëve”, thuhej në deklaratën e Hahn.

Florian Hahn ka bërë një deklaratë personale, si një politikan gjerman. Ai ka kohë që bën rolin e pajtuesit të Kryeministrit Rama me grupin parlamentar të CDU/CSU që e refuzuan Ramën në pritjen që dha në Berlin në pranverën e vitit të shkuar, ndërkohë që e qortuan ashpër në lidhje me sulmet që mediat afër Ramës bënë ndaj deputetit të CDU Gunther Krichbaum, kryetar i komisionit për Europën në parlamentin gjerman.

Ai ka marrë përsipër këtë rol për shkak të disa interesave të biznesit që e lidhin atë me qeverinë shqiptare. Florian Hahn vijon të lobojë pranë qeverisë Rama për një koncesion mbi kthimin e shisheve të blera që do e rëndonte padrejtësisht konsumatorin shqiptar e do të rriste artificialisht çmimet. Procedura e koncesionit nuk ka avancuar, sic shkruan një media online politiko.al, pasi ka sherr mes oligarkëve pranë Ramës se kush do të jetë partneri lokal i kompanisë koncesionare gjermane.

Pas deklaratës së tij, të cilën Hahn nuk ia ka referuar partisë apo grupit të tij parlamentar, ka qenë një zyrtar tjetër i lartë në Tiranë që ia ka shitur medias si qëndrim I CDU/CSU. Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka telefonuar fillimisht në një redaksi të rëndësishme lajmesh për të ndërtuar versionin e tij dhe më pas shumë media e kanë cituar deklaratën e Florian Hahn sipas sugjerimit të Ballës.

Kreu i grupit parlamentar socialist e shtyn një kohë të mirë të tij në Berlin duke lobuar për të ndryhsuar qëndrimin e qeverisë gjermane në lidhje me qeverinë Rama. Përvec Florian Hahn janë edhe dy deputetë të tjetër të Bundestagut, një i CDU dhe tjetri i CSU, Nikolas Lobeldhe Markus Hauptman.

Ende nuk është e qartë si në rastin e Hahn se pse këta dy deputetë janë në vijëmësi ndryshe nga qëndrimi zyrtar i partisë së tyre ne lidhje me qeverinë Rama, port ë paktën njëri shihet herë pas here në konferenca që kanë lidhje me projektet që kanë lidhje me Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY