Goditën mjekun me tullë, policia jep detaje: Shoqërohen autorët

Goditën mjekun me tullë, policia jep detaje: Shoqërohen autorët

110
0
Shares

Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një mjek roje në spitalin e këtij qyteti u dhunua nga dy persona, Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare.

Policia bën me dije se personat që kanë goditur mjekun janë shoqëruar në Komisariat.

Deklarata e plotë e Policisë:

Durrës

Informacion Paraprak

Më datë 23.02.2019, rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, kanë shkuar shtetasit E.Sh., 33 vjeç dhe M.B., 38 vjeç, banues në Durrës, në gjendje të dehur ku janë konfliktuar dhe dyshohet se kanë goditur mjekun e Urgjencës.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Urgjencën e Spitalit dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme dy shtetasit.

©DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY