PD përgënjeshtron mediat: Basha nuk dha intervistë për Russia Today

PD përgënjeshtron mediat: Basha nuk dha intervistë për Russia Today

153
0
Shares

Disa media ditën e sotme shkruanin se kreu i PD, Lulzim Basha kishte dhënë një intervistë për Rusia Today. Burime nga PD thonë se ky informacion është jo i vërtetë dhe e ka përgënjeshtruar atë.

PD thotë se Basha ka dhënë intervistë për Associated Press dhe jo për median ruse.

‘Disa media kane keqinformuar opinionin publik sot sikur Kryetari i PD Lulzim Basha ka dhene interviste per Russia Today. Kjo eshte e pavertete. Kryetari Basha eshte intervistuar nga Associated Press dhe jo nga Russia Today, sqaron PD.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për “Associated Press”, ka theksuar se opozita do të udhëheqë një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri.

Opozita parlamentare ka vendosur unanimisht të djegë mandatet parlamentare dhe sot është dita që do të depozitojmë këtë akt të paprecedent me qëllim ndarjen nga një parlament që nuk është produkt i votës së popullit, por është produkt, siç është ekspozuar nga biseda të përgjuara të publikuara nga media ndërkombëtare, i krimit të organizuar në bashkëpunim të hapur me qeverinë aktuale.”-tha Basha për Associated Press.

©DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY