Paloka ‘plas’ bombën: “Safet Gjici në përgjimet e shërbimeve të huaja për...

Paloka ‘plas’ bombën: “Safet Gjici në përgjimet e shërbimeve të huaja për blerje votash”

330
0
Shares

Ka ende emra të tjerë të personave të njohur të cilët nuk janë zbuluar ende, por që kanë blerë vota gjatë zgjedhjeve.

Këtë gjë thotë nënkryetari i PD, Edi Paloka i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’. Paloka tha se Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici ka dalë në përgjimet e ndërkombëtarëve duke blerë vota në Kukës në favor të PS. Ai tregoi se  në dijeninë e tij, janë 400 CD me përgjime të reja nga dosja ‘339’.

“Po e them për ju për herë të parë. Safet Gjici në Kukës ka dalë në përgjimet e shërbimeve të huaja për blerje votash. Janë 400 CD të tjera që nuk janë zbardhur tek dosja 339. A do i zbardhi kjo Prokurori?  Kush t’i hetojë kjo prokuroi që është sot? Këtyre CD-ve nuk do u dihet fati nëse vazhdohet me këto prokurori”– tha Paloka.

Nënkryetari i PD komentoi edhe vendimin e opozitës për djegien e mandateve teksa u shpreh i bindur se Rama do ikë me cdo lloj mënyre.

©DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY