Argita Malltezi reagon sërish për akuzat e Taulant Mukës: Shihemi në gjyq!

Argita Malltezi reagon sërish për akuzat e Taulant Mukës: Shihemi në gjyq!

287
0
Shares

Pedagogia Argita Malltezi ka një tjetër reagim pas akuzave të ish-zëvendës ministrit të Arsimit Taulant Muka për plagjiaturë.

Pedagogia shkruan se shumë shpejt për këto akuza ajo do të ftojë studiuesin në një proces gjyqësor ku ai do të mbajë përgjegjësitë e tij për shpifje.

Muka shkruante në profilin e tij në Facebook, se Malltezi kishte kopjuar një artikull të plotë shkencor dhe e kishte vendosur në CV si një punë të vetën.

REAGIMI I PEDAGOGES

Prononcimet e sotme te z.Muka janë në vijim të keqdashjes dhe keqinformimit të qëllimtë për të cilin ai do të ketë rastin të japë sqarime në një proces ligjor.

Unë, si çdo njeri tjetër përgjigjem vetëm për ato vepra që i kam deklaruar të miat duke i përmendur në CV time dhe depozituar në aplikimet në institucionet përkatese.

Kjo CV është lehtësisht e aksesueshme për këdo, siç është dhe për z.Muka.

Ky reagim si dhe ai i djeshmi bëhen vetëm sepse i konsideroj një rast të paparanueshëm të keqpërdorimit të emrit tim.

Sa për filtrat antiplagjiaturë të z.Muka ato mbeten po aq të respektueshme për mua sa dhe vetë ai, po aq të certifikuara sa dhe sponsorët e tij politike, ndaj për këto çështje ai do marrë përgjigje vetëm nëpërmjet gjykatës.

©DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY