Provoi sfidën ekstreme të Jennifer Lopez, gazetarja shqiptare e kënaqur me rezultatet

Provoi sfidën ekstreme të Jennifer Lopez, gazetarja shqiptare e kënaqur me rezultatet

191
0
Shares

Vetëm disa ditë më parë, ylli botëror Jennifer Lopez krijoi sfidën më ekstreme të ushqimit.

Duke qënë se këngëtarja e famshme merret me palestër dhe i kushton rëndësi ushqyerjes së shëndetshme, kërkoi që për 10 ditë të gjithë të sfidonin veten duke mos ngrënë sheqerna, por vetëm ushqime të shëndetshme.

Ajo për veten e saj ia doli, ndërsa të pakët ishin ata që rezistuan pa ëmbëlsira. Në Shqipëri ndër personazhet e njohura që e tentoi këtë sfidë, është gazetarja Iva Tiço.

Duke folur për të në emisionin e Rudinës, Iva tha se ishte shumë e vështirë të hiqte dorë nga gjërat e ëmbla. Ndërkohë ishte e kënaqur me rezultatin.

Kuptova që kisha varësi nga sheqernat. E pata më të vështrë sesa shoqja ime që po linte cigaren”, u shpreh Iva.

Ajo zbuloi se humbi 2 kilogram për 10 ditë, por nëse nuk do ishte bërë publike, do ta kishte shkelur dietën me kohë. Kujtojmë që dieta përmban vetëm ushqime të shëndetshme, shumë proteina, duke hequr kështu karbohidratet dhe sheqernat.

©DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY