Tensionet në Venezuelë, ushtarët lënë postet gjatë përplasjeve në kufirin me Kolumbinë

Tensionet në Venezuelë, ushtarët lënë postet gjatë përplasjeve në kufirin me Kolumbinë

104
0
Shares

Situata e tensionuar vazhdon të jetë ende prezente në Venezuelë. Ishte paralajmëruar që të shtunën do të kishte një tubim nga ana e opozitës për të mos lejuar mbylljen e kufirit me Kolumbinë, duke qënë se Maduro ka filluar mbylljen e kufijve me vendet fqinje.

Mësohet se ushtarët kombëtare venezueliane i kanë lënë postet e tyre pas përpjekjes të drejtuar nga opozita për të sjellë ndihma në vend.

Në një zhvillim të veçantë, trupat venezueliane filuan të gjuanin gaz lotsjellës tek njerëzit që kërkonin të kalonin në Kolumbi për të punuar, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Nga ana tjetër, presidenti Nicolás Maduro tha se kufiri me Kolumbinë është pjesërisht i mbyllur. Por presidenti i përkohshëm i vetëdeklaruar Juan Guaido ka premtuar se qindra mijëra vullnetarë do të ndihmojnë popullin me ndihma që përfshijnë ushqimin dhe ilaçe.

Mediat lokale raportojnë se njerëzit po përpiqen të kalojnë kufirin  Venezuelë-Kolumbi, ndërsa deputetët e opozitës kanë postuar mesazhe në mediat sociale duke denoncuar përdorimin e forcës ndaj tyre.  Të shtunën e kaluar, dy persona u vranë nga forcat venezueliane pranë kufirit me Brazilin.

Z. Guaido, i cili është udhëheqësi i Asamblesë Kombëtare të mbizotëruar nga opozita, muajin e kaluar e shpalli veten udhëheqës të përkohshëm të vendit.

Ai që prej atëherë ka fituar mbështetjen e dhjetra kombeve, përfshirë SHBA. Ai e ka quajtur sundimin e Presidentit Nicolas Maduro kushtetuesisht të paligjshëm, duke pretenduar se rizgjedhja e Z. Maduro në 2018 ishte dëmtuar nga parregullsitë e votimit.

©DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY