Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ekipet e EKOD (explosive ordnance disposal) të Forcave të Armatosura kanë gjetur një arsenal municionesh gjatë kërkimit në bashkinë e Pukës.
Në fakt e gjitha u zbulua në kuadër të kërkimeve, pasi një ditë më parë punonjësit e gjelbërimit kishin gjetur një predhë 120 mm.
Gjatë kërkimeve dhe krehjes së zonës, xhenierët e Forcave të Armatosura zbuluan edhe 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht.
Nga verifikimet paraprake, dyshohet që këto municione të kenë dalë nga depot e FA dhe të jenë hedhur në zonë gjatë trazirave të vitit 1997, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën e banorëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/