Eshtë arrestuar nga sherbimet e policisë 41-vjeçari E.Ç. Ai nuk pranoi ti ndalonte një postblloku policor në Qafë Thanë dhe pas neutralizimit në Elbasan, efektivët i gjejnë dhe 3 kg drogë të dyshuar si canabis në makinë.
Burimet policore sqarojnë se: Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
E.Ç, 41 vjeç, banues në Delvinë.
Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në Qafë-Thanë, nuk iu është bindur punonjësve të Policisë për të ndaluar, të cilët më pas janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë kapjen dhe ndalimin e E.Ç., në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku gjatë kontrollit të mjetit në bagazh, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/