U dënua vetëm me 25 vite burg! Dy biznesmenët që dyshohet se...

U dënua vetëm me 25 vite burg! Dy biznesmenët që dyshohet se lobuan për lirimin e Dritan Dajtit

580
0
Shares

Një raport policor i mbëritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila tashmë ka nisur hetimet për tre gjyqtarë që dënuan me 25 vite burg, Dritan Dajtin, tregon se në këtë çështje janë impenjuar biznesmenë të njohur në Tiranë dhe Fier si dhe persona me të kaluar kriminale.

Raporti evideon me emra konkretë se cilët janë këta persona dhe kush ka shkuar në takim me Dritan Dajtin në burg, ç’ka përbën krijimin e dyshimeve të arsyeshme se ata mund të kenë lobuar financiarisht apo me metoda të ndryshme tek tre gjytarët, për të dhënë vendimin me 25 vite burg për Dritan Dajtin. Madje një nga këta biznesmenëështë parë në ambjentet e burgut 302 në Tiranë. Policia dhe prokuroria kanë sekuestruar rregjistrtat e hyrjeve daljeve por çuditërisht një nga rregjistrat nuk është gjendur, dhe për këtë gjë administratës së burgut i është kërkuar që të verë në dispozicion rregjistrin që mungon.

Dritan Dajti, u dënua pak ditë më parë me 25 vite burg, ndërkohë mësohet se pjesën më të madhe të këtij dënimi e ka kryer dhe pritet që brenda 6 apo 7 vitesh ai të lirohet,duke pasur parasysh se hyn dhe në periudhën e dënimit, që ka të drejtën e lirimin me kusht.

Rregjistrat e hyrje-daljeve në burgun 302 në Tiranë, aty ku mbahet i izoluar prej shumë vitesh Dritan Dajti, janë një provë e rëndësishme e hetimit të prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila prej një jave ka nisur verifikimet ndaj tre gjyqtarëve Aleks Nikolli,Skënder Damini dhe Petrit Aliaj. Pikërisht këta tre gjyqtarëve 10 ditë më parë dhanë një vendim, me 25 vite burgim për Dritan Dajtin, person ky i akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për vrasjen e katër efektivëve të skuadrës operacionale në 7 gusht 2009 në Durrës. “Shqiptarja.com” ka rënë në dijeni të këtij raporti që policia kriminale ka çuar në prokurori, në të cilin informohet se një eksponent i botës së krimit në Fier dhe që zotëron një kompleks pallatesh në Tiranë, është impenjuar në mënyrë, që Dritan Dajti të mos dënohej me burgim të përjetshëm por me 25 vite burg. Ky person sipas raportit është A.I dhe ka lidhje të ngushta me dy gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Vlorë Skënder Damini dhe Petrit Aliaj.

Dy gjytarët mbajnë kontakte të shpeshta me A.I në Vlorë, Tiranë dhe Sarandë çka tregon miqësinë e tyre të përbashkët. Gjithmonë sipas këtij raporti A. I, nuk influencon vetëm mbi këta dy gjyqtarë por edhe në gjyqtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë, të cilët tashmë janë larguar nga sistemi i drejtësisë, për shkak se kanë ngecur në Vetting. Një tjetër emër që përmendet në raport është dhe një biznesmen në Tiranë, me inicialet G.D. i cili dyshohet të ketë mbajtur kontakte me Dajtin në burg. Madje ai është parë të paraqitet në ambjentet e burgut 302 në Tiranë. Pasditen e datës 14 shkurt 2019, dy prokurorët e çështjes Klodian Braho dhe Donika Prela i janë drejtuar gjykatës së Krimeve të Rënda me një kërkesë për kontroll banese të tre gjyqtarëve Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. Kërkesa e prokurorisë së Krimeve të Rënda është shqyrtuar nga gjyqtarja Liljana Baku, e cila ka vendosur të pranojë kërkesën dhe të autorizojë policinë gjyqësorë për ushtrimin e kontrolleve të banesave të tre gjyqtarëve.

”Shqiptarja.com” disponon të plotë vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda ku veç kontrollit të banesave të tre gjyqtarëve, jepet edhe një rezyme mbi një tjetër person i quajtur,Bledar Musaj. Sipas informacioneve të mbledhura nga policia, Bledar Musaj rezulton në rregjistrat e hyrje-daljeve në burg, si njeriu që ka zhvilluar më shumë takime me Dritan Dajtin dhe nisur nga kjo situatë, policia ka njoftuar prokurorinë që të verifikonte pozicionin e këtij personi.Bledar Musaj është njeri i afërt me Dritan Dajtin dhe ka qënë për disa seanca avokati i Dajtit në këtë proces.

Ai, ka kryer shumë takime në burg me Dajtin.Policia në raport thotë se Musaj mund të ketë mbajtur kontakte me gjyqtarët apo me dy biznesmenët e mësipërm të përmendur dhe për këtë policia kërkon ai të verifikohet nga prokuroria për këtë çështje. Në dobi të këtij hetimi, përpara datës 14 shkurt 2019 policia e shtetit ka sekuestruar librat e hyrje-daljeve në burgun 302 në Tiranë, por çuditërisht një nga librat nuk është gjendur nga administrata e këtij burgu dhe nuk i është dorëzuar policisë. Nuk dihen arsyen e mosgjetjes së këtij libri, por prokuroria ka kërkuar nga administrata e burgut qëtia venë në dispozicion këtë libër të hyrje-daljeve në burg.Ndërkohë gjatë kësaj kohe prokuroria ka kërkuar dhe analizimin e tabulateve telefonike të tre gjyqtarëve të proceduar penalisht, dy biznesmenëve dhe avokatit të Dajtit.

Zhdukja e regjistrit

Policia dhe prokuroria kanë sekuestruar regjistrtat e hyrjeve daljeve në burg, por çuditërisht një nga regjistrat nuk është gjendur, dhe për këtë gjë administratës së burgut i është kërkuar që të verë në dispozicion regjistrin që mungon
Dënimi i Dajtit
Dritan Dajti, u dënua pak ditë më parë me 25 vite burg, duke iu hequr burgimi përjetë, për vrasjen e 4 policëve.Ndërkohë mësohet se pjesën më të madhe të këtij dënimi e ka kryer shumë shpejt ka të drejtën e lirimin me kusht.

Miku i gjyqtarëve

Dy gjytarët mbajnë kontakte të shpeshta me A.I në Vlorë, Tiranë dhe Sarandë çka tregon miqësinë e tyre të përbashkët. Gjithmonë sipas këtij raporti A. I, nuk influencon vetëm mbi këta dy gjyqtarë por edhe në gjyqtarë të tjerë.
Kontrolle në banesë/ Mijëra euro eplumba pistolete të fshehura nërrobat intime
Për ekzekutimin e vendimit të gjyqtares së Krimeve të Rënda Liljana Baku, që autorizonte oficerët e prokurorisë të kryenin kontrolle në banesat e tre gjyqtarëve Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj, është kërkuar dhe ndihma e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Efektivë të FNSH, në bashkëpunim me policinë kriminale kanë kryer kontrolle në disa apartamente në Lezhë, Tiranë, Vlorë dhe Sarandë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e gjyqtarëve Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, nuk është gjendur asnjë provë kompromentuese.Pritet që në ditët në vijim tre gjyqtarët që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi përjetë, të paraqiten në prokurori për të dëshmuar.

Ndërsa në banesën e gjytarit Skënder Damini në Tiranë është gjendur një sasi prej 17 mijë eurosh, dhe një krëhër pistolete me 6 fishekë. Sasia e eurove dhe krëhëri është gjendur në një sirtar ku ishin mbuluar më veshmbathje, rreçipeta dhe të brendshme. Gjyqtari i Apelit në Vlorë, Skënder Damini, ka qenë në banesën e tij në Tiranë kur policia në një aksion blic kreu kontrolle në apartamentin e tij në zonën e Liqenit në kryeqytet. Ka thirrur në telefon avokatin Ferdinand Ndoja, me të cilit ka dalë nga shtëpia për t’ju drejtuar Policisë së Tiranës, ku dhe i është nënshtruar një intervistimi.Damini ka pretenduar se sasia prej 17 mijë euro nuk i përket atij, por djalit të tij që meret me tregti. Ndërkohë 6 plumbat e gjetur i përkasin atij pasi i kanë mbetur në banesë që nga periudha kur ka pasur pistoletën “Makarov” që e kishte marë me inventar nga ministria e Brendshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY