Nuk mbyllën lojërat e fatit, 70 të proceduar që prej Janarit

Nuk mbyllën lojërat e fatit, 70 të proceduar që prej Janarit

102
0
Shares

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 8 shtetas brenda një dite në Tiranë. Ata janë proceduar pasi në kundërshtim me ligjin vijonin të ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Ndërsa ky aksion  është shtrirë edhe në shkallë vendi, ku raportohet se janë kryer kontrolle në 7697 ambiente dhe janë proceduar penalisht 70 shtetas duke nisur nga muaji janar.

NJOFTIMI I PLOTË

“Vijonë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin  e rasteve të  zhvillimit të palejuar të lojërave të fatit.Vetëm një ditë më parë në Tiranë janë evidentuar dhe proceduar 8 persona gjatë operacionit policor  “Aplikacioni”

Prej datës 01 Janar 2019, Strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar në një aksion mbarë kombëtar, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata persona që tentojnë të vijojnë zhvillimin e aktivitetit të kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Në këtë kuadër është  bashkëpunuar ngushtë me institucionet e tjera   agjencitë  ligjzbatuese  dhe pushtetin vendor për të evidentuar, bllokuar, proceduar ligjërisht e penalisht objektet dhe subjektet që vazhdojnë të shkelin ligjin.

Në shkallë vendi janë ushtruar 7697 kontrolle ambiente, janë evidentuar dhe proceduar penalisht 70 persona për “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënie në dispozicion të lokaleve të lojërave të palejuara” të parashikuar nga nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Lojerat E Fatit Procedimet

Janë sekuestruar 27 kompjutera, 5 makineta, 7 televizorë, 12 tavolina pokeri, 1100 çipsa. Nga fillimi i zbatimit të Ligjit Nr.75, datë 25.10.2018, më datën 01.01.2019 dhe deri më datë 20.02.2019, janë evidentuar 12 raste të aktivitetit “Tavolina Poker” si: në Tiranë 6 raste; në Durrës 1 rast; në Berat 2 raste; në Krujë 1 rast; në  Librazhd  1 rast; në Shkodër 1 rast.

Në të gjitha këto raste janë sekuestruar tavolinat e pokerit, çipsat dhe letrat e bixhozit dhe janë referuar çështjet në Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë sipas territorit që mbulojnë.

Vetëm një ditë më parë , në qytetin e Tiranës nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në operacionin policor “Aplikacioni” janë proceduar penalisht 8 persona për veprën penale të “Shkelja e të drejtës të pronësisë industriale”, “Fshehje të të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pa lejuara”, të parashikuar nga nenet 149/a, 180, 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 13 aparate “Dream box” dhe “Smart box”, 9 aparate celularë smartphone, 2 kompjuter laptop.

Personat e proceduar kishin role të ndryshme, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të organizimit të lotarive sportive të palejuara duke përdorur aplikacione dhe platformë në kompjutera, laptop, tableta dhe smartphone. Këta shtetas nëpërmjet llogarive që krijonin në mënyrë elektronike u aksesonin klientëve të tyre bileta elektronike për baste sportive.

Gjatë operacionit në shkallë vendi, Strukturat e Policisë së Shtetit kanë identifikuar, zbuluar dhe evidentuar 2685 adresa (linke) të cilat ushtrojnë këtë aktivitet dhe i ka kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, mbylljen e aksesit për adresa të identifikuara si të dyshuara për vazhdim të ushtrimit të aktivitetit të lojërave të fatit dhe basteve sportive online.

Një tjetër mbështetje e fortë  e Policisë në evidentimin dhe goditjen e këtij aktiviteti të paligjshëm gjatë kësaj periudhe ka qenë dhe vijon të jetë besimi qytetar. Mbi 20 raste janë denoncuar nga qytetarët, ku Policia e Shtetit gjen rastin ti falënderojë edhe njëherë për besimin dhe kontributin e tyre në këtë drejtim.

Strukturat e Policisë së Shtetit po punojnë me intensitet për identifikimin e rasteve, referimin në organet e prokurorisë, procedimin penal dhe ndëshkimin final të këtij fenomeni, duke  bashkërenduar veprimet ndërinstitucionale çdo ditë me partnerë të tjerë si AKEP, Hetimin Tatimor, agjencitë ligjzbatuese  dhe me partnerin më të rëndësishëm, qytetarët, të cilët përditë e më shumë po besojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit për të luftuar paligjshmërinë.

Për çdo rast paligjshmërie denonconi falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, si dhe në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale Instagram  dhe facebook, duke ju garantuar anonimatin e sigurt dhe një ragim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY