Klevis Balliu: PD garanton anullimin e projektit të Unazës së Madhe

Klevis Balliu: PD garanton anullimin e projektit të Unazës së Madhe

99
0
Shares

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish sot në protestë të cilët kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë së rejtuar nga Edi Rama.

Ata kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit duke thënë se kuvendi nuk është më i shqiptarëve por i kriminelëve, bandave dhe trafikantëve të drogës.

Pjesë e protestës së tyre si çdo natë tjetër është bërë edhe deputeti I Partisë Demokratike, Klevis Balliu i cili i falenderoi banorët për shpresën që ata kanë ngjallur prej 109 ditësh që protestojnë.

Sipas tij, sot u vërtetua për ata që flisnin për dhunë si nga shqiptarët dhe nga ndërkombëtarët se asnjë shenjë dhunë nuk u shfaq duke argumentuar se shqiptarët nuk e duan dhunën por duan Shqipërinë si gjithë Europa.

“Unë kam krenar që nuk jam më në atë Parlament, sepse prej një viti e gjysëm e ndjeja si një njollë pas shpie në një Parlament të mbushur me kriminelë.

Sot është më e qartë se kurrë se ky njëri guxonte të nxirrte banorët nga të shtëpitë e tyre, sepse ky njeri nuk ka të ngopur. Por ju e ndaluat me vendosmërinë tuaj. Partia Demokratike ju garanton se nuk do të lejojë që ky projekt korruptiv të realizohet”, – deklaroin ndër të tjera Klevis Balliu.

Ai tha gjithashtu se do të jetë Edi Rama ai që nuk do të gjejë vrimë ku të futet sepse sipas tij shqiptarët do të rrinë këtu në vendin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY