Policët formojnë kordonin, Basha mesazh para protestës: Mandatet i janë kthyer popullit

Policët formojnë kordonin, Basha mesazh para protestës: Mandatet i janë kthyer popullit

113
0
Shares

Policia ka krijuar kordonin për të mbrojtur Parlamentin, ndërsa ka nisur grumbullimi i protestuesve para godinës.

Në tarracat e godinave afër Parlamentit shihen disa efektive që mbajnë në duar snajper pët të goditur në raste të incidenteve. Më herët Garda ka njoftuar se do të përdoret gaz lotsjellës nëse protestuesit hynë në godinë.

Kreu i PD, Lulzim Basha me të mbërritur në selinë blu, dha një deklaratë para mediave ku dha mesazhin e qartë për kryeministrin Edi Rama dhe gjithë qytetarët.

Është një mesazh që duhet ta dëgjojë mirë Edi Rama dhe pupacët e tij në ministrinë e Brendshme. Policia e Shtetit përbëhet nga burra e gra të keqpaguar. Shumë prej tyre kanë janë detyruar të paguajnë ryshfete të majme për të mbajtur vendin e punës. Sot ditë historike, mandatet i kthehen popullit. Sot do të bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare. Efekti i parë është rrethimi i parlamentit me gjemba dhe arratia e Edi Ramës nga Tiranë.

Mandatet do të digjen sot, parlamenti ka mbyllur dyert në mënyrë antikushtetuese sepse nuk është më parlament dhe qeveria për sot është larguar. Ne përmes bashkimit qytetar do të bëjmë të mundur që këto mos të jenë ngjarje të vetëm një dite por të kthehen në zgjidhje politike”, deklaroi Basha.

Mësohet gjithashtu se banorët e Astirit janë duke marshuar së bashku me Klevis Balliun drejt Parlamentit për ti ardhur në mbështetje opozitës dhe gjithë qytetarëve që protestojnë.

PROTESTA LIVE

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY