Një tjetër rast me virus AH1N1, nëna e re në gjendje të...

Një tjetër rast me virus AH1N1, nëna e re në gjendje të rëndë në spital

94
0
Shares

Edhe pse është thënë se situata është normale dhe se nuk ka vend për panik, po bëhet e shpeshtë të dëgjojmë raste të prekjes nga virusi AH1N1. Së fundmi është një tjetër rast i tillë në Shqipëri.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije  se një e re ndodhet në gjendje të rëndë në Sanatorium e prekur nga virusi AH1N1. Mësohet se gruaja rreth 25 vjeçe shtatzënë, është e shtruar prej një jave në spital.

Ajo ka bërë lindje të parakohshme dhe mësohet se fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në maternitet. Ndërkaq nëna e re ndodhet në terapi intensive.

Në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë kanë humbur jetën katër persona si pasojë e virusit të gripit AH1N1. Një tjetër rast u shfaq edhe në Durrës.

Ndërkohë ajo që mjekët këshillojnë është vaksinimi i  popullatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY