Deputeti i PD-së: Policia kishte thyer paraprakisht xhamat e kryeministrisë

Deputeti i PD-së: Policia kishte thyer paraprakisht xhamat e kryeministrisë

222
0
Shares

Deputeti i PD, Endri Hasa tha se skenarin e protestës do ta vendosin qytetarët. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ai tha se opozita iu përgjigj kërkesës së sovranit.

Duke folur për protestën e 16 shkurtit, Hasa akuzoi policinë se kishte thyer paraprakisht xhamat e kryeministrisë për të laguar protestuesit.

Endri Hasa: Policia kishte thyer paraprakisht xhamat e kryeministrisë për të lagur me gaz dhe me lëndë kimike protestuesit. Erdhën me lule në protestë dhe u dhunuan nga policia.

Skenarin e  komandon populli. Ne jemi bashkë me popullin. E dorëzuam mandatin dhe jemi një me qytetarët, jemi në krah të tyre dhe vendimmarrja do të jetë bashkë me ta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY