U akuzua për vrasjen e të atit, ekspertiza i jep pafajësinë djalit...

U akuzua për vrasjen e të atit, ekspertiza i jep pafajësinë djalit nga Lezha

296
0
Shares

Gjykata e Selanikut në Greqi ka lënë të lirë 20-vjeçarin shqiptar i arrestuar dy ditë më parë pasi dyshohej për vrasjen në rrethana cilësuese të babait të tij.
Ka qënë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që ka zbuluar se vdekja e 48-vjeçarit ka ardhur nga problemet e zemrës dhe jo përshkak të lëndimeve për dhunë ndaj tij.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, të cilat kanë bërë të ditur se hetimet faktuan se viktima Mirash L. nga Lezha, kishte gjetur vdekjen si pasojë e një ataku kardiak duke liruar nga akuzat të birin 20 vjeçar.

I riu ka shpjeguar se ka patur më të atin një debat, por në asnjë moment nuk kishte menduar veprime të dhunshme ndaj tij dhe se ajo që kishte ndodhur më pas ka qënë një moment i vështirë edhe për të.

Pasi kanë dëgjuar vendimin e ekspertizës dhe dëshminë e 20 vjeçarit, hetuesit grekë kanë vendosur lirimin e 20-vjeçarit, por duke i përcaktuar atij detyrimin e largimit nga vendi dhe paraqitjes dy herë në muaj në stacionin e policisë në zonën e tij të banimit, Agios Athanasios të Selanikut.

Ngjarja e raportua 3 ditë më parë nga mediat lokale në Selanik, të cilat njoftuan se një mashkulli ishte gjetur i pajetë në fshatin Agios Athanasios duke hedhur edhe dyshime se ai mund të ishte vrarë, një akuza që sot është hedhur poshtë si nga ekspertiza ashtu edhe nga gjykata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY