Protesta e opozitës, Gramoz Ruçi anulon seancën e Parlamentit

Protesta e opozitës, Gramoz Ruçi anulon seancën e Parlamentit

90
0
Shares

Anulohet seanca parlamentare e parashikuar për ditën e nesërme.

Ka qenë vetë Gramoz Ruçi ai i cili e ka zyrtarizuar vendimin për të mos zhvilluar seancën e parashikuar në datën 21 shkurt, pas konsultimeve me Edi Ramën.

Vendimi ka ardhur pas lajmërimit nga ana e opozitës për të zhvilluar nesër një protestë të dytë, pas asaj të 16 shkurtit përpara kryeministrisë

Gjatë një deklarate për mediat, Ruçi është shprehur se kërkon mirëkupimin e deputetëve.

Ruçi: “Është detyra jonë t’i krijojmë hapësira kohore reflektimi dhe mundësi rikthimi në rrugën institucionale. Në këto kushte, duke pasur parasysh apelin e partnerëve tanë strategjikë, duke pasur parasysh raportet e organeve ligjzbatuese dhe të inteligjencës dhe të ruajtjes së integritetit të sallës së Kuvendit, ftojë kolegët deputetë që të mirëkuptojmë për mos zhvillimin e seancës plenare të datë 21 shkurt, pra ditën e enjte në orën 10. 

Përgjegjësia ime si kryetari i Kuvendit por edhe si qytetar i këtij vendi, nuk më lejojnë t’u jap mundësi keqbërësve, të cilët mund të përfitojnë nga kultura dhe dinjiteti i qytetarëve për të sulmuar institucionet e shtetit dhe për të nxirë për herë të dytë, imazhin e Shqipërisë. Le të na shërbejë të gjithëve këto ditë për të na ndihmuar të reflektojmë dhe të bëhemi më të matur dhe më bashkëpunues, duke rivendosur platformat dhe ambiciet tona politike në shërbim të gjithë shqiptarëve”. 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY