FOTO/Protesta e opozitës nesër, Ruçi ‘shmang’ seancën parlamentare: Ende asnjë orar

FOTO/Protesta e opozitës nesër, Ruçi ‘shmang’ seancën parlamentare: Ende asnjë orar

118
0
Shares

Ndërsa opozita ditën e nesërme do të zhvillojë protestën e dytë para Kryeministrisë, nga ana tjetër punimet në seancën parlamentare kanë mbetur pa orar.

Siç duket nga kërkimi në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë është lënë enigmë orari se kur do të fillojë seanca e nesërme. Duke patur parasysh herët e tjera, seanca dhe mbledhja e deputetëve ishte në orën 10:00, orë kjo që ditën e nesërme përkon dhe me fillimin e protestës së opozitës.

Burimet thonë se ende nuk kanë vendosur se kur do të zhvillohet seanca e nesërme, dhe për këtë do të njoftohet në një moment të dytë. Gjithashtu nuk dihet ende nëse seanca do të thërritet për t’u mbledhur si cdo të enjte në 10:00, apo do të ketë një spostim të orarit për shkak të protestës së paralajmëruar të opozitës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY