Takimi me Bashën, ambasadori Soreca ka një mesazh për protestën e nesërme

Takimi me Bashën, ambasadori Soreca ka një mesazh për protestën e nesërme

143
0
Shares

Takimi mes ambasadorit të BE-së Luigi Soreca në selinë blu ka përfunduar. Pas takimit, Soreca ka dalë me një mesazh për protestën e ditës së nesërme.

Ambasadori ka deklaruar se në takimin me Bashën është folur lidhur me protestën e nesërme, ku BE ka bërë thirrje që të shmangen aktet e dhunës.

Fola me të dyja palët dhe u thashë kushtin që ka qartësuar BE. Fola me Bashën dhe theksova rëndësinë e dialogut. Mendoj se nesër është një ditë e rëndësishme ne presim të mos ketë akte dhune dhe të ndiqen proceset demokratike”- është shprehur Luigi Soreca.

Më herët, Basha priti në zyrë dhe ambasadoren gjermane. Takimi mes ambasadorëve dhe Bashës ka ardhur pas vendimit për djegien e mandateve nga opozita. Sot në orën 17:00 PD ka thirrur Këshillin Kombëtar, i cili do të jetë organi përfundimtar që do të vendosë për lënien ose jo të mandateve.

Në fund të takimit ambasadori ka deklaruar se në takimin me Bashën është folur lidhur me protestën e nesërme, ku BE ka bërë thirrje që të shmangen aktet e dhunës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY