Ish-ministri sqaron, si zgjidhet situata pas dorëzimit të mandateve

Ish-ministri sqaron, si zgjidhet situata pas dorëzimit të mandateve

382
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani, si jurist me përvojë dhe politikan më herët, ka bërë sqarim për situatën e mandateve, duke shpjeguar konkretisht se çfarë ndodh pas dorëzohen mandatet.

Ish-ministri sqaron:
———
Në pamundësi për t’u dhënë përgjigje veç e veç gazetarëve dhe miqve të shumtë që më pyesin: “si zgjidhet ligjërisht situata post dorëzimit të mandateve të opozitë”, po sqaroj këtu:

1. Situata e djegies apo dorëzimit en block të mandateve nga ana e deputetëve të opozitës nuk është një çështje juridike, por një gjest thellësisht politik.

2. Kushtetua e ligji zgjedhor ka parashikuar procedurën e zëvendësimit të mandatit të deputetit por jo zëvendësimin e opozitës.

3. Ligjërisht nuk ka çështje për të zgjidhur, sepse qeveria ka numra parlamentarë mjaftueshëm për të qëndruar në këmbë. Diskutimi është a mund të rrijë në këmbë politikisht dhe moralisht.

4. Duke qenë se kjo është një situatë politike zgjidhja duhet kërkuar në hapësirën politike dhe jo juridike. Çdo hap juridik që tenton të trajtojë krizën politike, vetëm e përkeqeson këtë të fundit.

5. Aktualisht topi është në anën e qeverisë. Ajo ka barrën të ofrojë zgjidhjen politike të përshtatshme për situatën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY