Lojëra fati në lokal, ndalohet i riu në Fier

Lojëra fati në lokal, ndalohet i riu në Fier

94
0
Shares

Policia ka vijuar me kontrollet për personat të cilët vazhdojnë të ushtrojnë aktivitet të paligjshëm duke lejuar bastet.

Një tjetër rast është evidentuar nga policia në Fier, duke proceduar penalisht edhe një shtetas 20 vjeçar me iniciale E.Ç.

Sipas asaj që njofton policia, i riu  në ambientet e lokalit që administronte vetë, ushtronte aktivitet të kundërligjëm të lojërave të fatit.

Njoftimi

Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Fier për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 1 kompjuter që shërbente për llotari sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, proceduan në gjendje të lirë shtetasin: – E.Ç., 20 vjeç, banues në Fier.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në ambientet e lokalit në administrim të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY