11 plumba makinës së pronarit Italian, në pranga shqiptari

11 plumba makinës së pronarit Italian, në pranga shqiptari

97
0
Shares

Një 39 vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e karabinierëve italianë, pasi qëlloi me pistoletë makinën e ish-punëdhënësit të tij, për një shumë prej 5 mijë eurosh.

Në pranga përfundoi Detion Ramaj, ndërsa u arrestua edhe një 40 vjeçar italian. Incidenti ndodhi më 17 nëntor të vitit të kaluar në Albisola.

Plot 11 të shtëna u qëlluan në drejtim të makinës së parkuar pranë restorantit italian. Hetimi ishte i ndërlikuar sipas “Ansës” edhe për shkak të mungesës së bashkëpunimit të pronarit të restorantit, i frikësuar për të dhënë detaje dhe për të denoncuar kërcënimet e përsëritura nga shqiptari dhe italianit.

Policia krijoi një “kordon sigurie” rreth sipërmarrësit 24 orë në ditë pa dijeninë e tij, për shkak të frikës se ngjarja mund të përfundonte me vrasjen e tij.

Sot në mëngjes, u arrestua shtetasi italian, ndërsa shqiptari ka përfunduar në pranga më 11 dhjetor për posedim të lëndëve narkotike, ndërsa tani u zbulua edhe për kërcënimet ndaj pronarit. Hetuesit e njoftuan atë për masën e re të sigurisë “arrest me burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY