Ylli Manjani beson te Lefter Koka: Kurrë s’është vonë për t’u ngritur...

Ylli Manjani beson te Lefter Koka: Kurrë s’është vonë për t’u ngritur mbi qëndrimet personale

192
0
Shares

Deputeti i LSI-së, Lefter Koka nuk pranoi të hiqte dorë nga mandati i deputetit, ndryshe nga vendimi i partisë ku ai ben pjese. Por një ish koleg i tij, Ylli Manjani, ndryshe nga të tjerë që e sulmuan dhe e akuzuan, beson se, deputeti i Durrësit do të reflektojë dhe do të ngrihet mbi qëndrimet personale.

“Asnjëherë nuk është vonë për t’u ngritur mbi qëndrimet personale. Lefteri ka ditur të dalë mbi interesat personale. Shpresoj të vijojë ta bëjë…”, shkruan ndër të tjera në reagimin e tij në Facebook ish-ministri I Drejtësisë Ylli Manjani.

POSTIMI I MANJANIT:

Lefterit…
———-
Lefter Koka është një shok i mirë politik dhe kontribues politik që nga themelimi në LSI.

Sinqerisht nuk ende nuk e mendoj që LSI mund ta humbasë këtë kontribues.

Qëndrimi i tij personal, sigurisht është i papranueshëm dhe nuk mund të zhbëjë dot vendimin politik të Opozitës përfshi këtu edhe LSI.

Ndoshta mungesa e komunikimit normal të LSI me Lefterin mund të ketë vështirsuar disi kuptueshmërinë e qëllimit të mirë të vendimit politik, për të mos qenë as fasadë dhe as tubi i oksigjenit të sundimtarëve të sotëm arrogantë.

Asnjëherë nuk është vonë për t’u ngritur mbi qëndrimet personale.

Lefteri ka ditur të dalë mbi interesat personale. Shpresoj të vijojë ta bëjë…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY