Akuzat e PD, Spiropali: “Fajin e ka Saliu, do të ngre padi...

Akuzat e PD, Spiropali: “Fajin e ka Saliu, do të ngre padi në gjykatë”

166
0
Shares

Akuzat e PD, zëdhënësja e qevrisë, Elisa Spiropali do ti çojë në gjykatë. Në një reagim në Facebook, Spiropali hedh poshtë të gjitha pretendimet dhe akuzat e PD për afera korruptive dhe përfitim të tenderave nga kompania e vëllait të saj.

Spiropali: E porosit Saliu, pastaj e nxjerr një frëngji e paguar nga fondet e zeza të Shqupit, pastaj del në këndin e shpifjeve dixhitale të Saliut, pastaj e këndon recituesja e Shqupit dhe ja u krye hedhja e bojës mbi tjetrin!

Sot ishte radha ime dhe këtë radhë u bë im vëlla mish për top i kësaj opozite mavri me bojë. Vëllai im nuk ka përfituar kurrë dhe asnjëherë asnjë kontratë apo fond publik, as kur isha beqare, as kur u martova, as kur isha aktiviste, as kur isha drejtore, e as tani si ministre.

Po fjalët me këta gojështhurur janë të tepërta. Padia është e vetmja rrugë me këta bartës e përçues të horrllëkut politik. Në gjykatë le të provojnë çfarë akuzojnë ose përndryshe paratë për dëmin do të shkojnë për të ndihmuar kopshtin e Kolonjës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY