‘Firmosi një aferë korruptive’! Malltezi ‘fundos’ Lefter Kokën, zbulon pse nuk e...

‘Firmosi një aferë korruptive’! Malltezi ‘fundos’ Lefter Kokën, zbulon pse nuk e djeg mandatin

689
0
Shares

Lefter Koka është i vetmi deputet nga radhët e opozitës, që nuk ka pranuar të djegë mandatin. Lidhur me vendimin e deputetit të LSI ka reaguar demokrati Jamarbër Malltezi.

Malltezi “fundos” deputetin e LSi, teksa thotë se atij po i bëhet shantazh nga ana e Edi Ramës, për shkak se ka firmosur në një aferë korruptive që lidhet me inceneratorët.

“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Ketij hallexhiut i deklarova 14 muaj me pare “Pendohu, behu deshmitar i drejtesise” lidhur me aferen kriminale te inceneratoreve ku Rama-Ahmetaj po perlajne 178 milione euro POR Teri ka firmos per kete afere dhe tani do hedhe vallen sipas Rames. 14 muaj qe qeveria i fshihet debatit per inceneratoret! Cfare halli i madh i ka zane?”, shkruan Malltezi.

Vetë Koka derimë tani nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për vendimin e marrë, ndërsa faktin që ai nuk ka qenë në mbledhjen e grupit e ka konfirmuar dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY