Të ndaluarit nga protesta e madhe, prokuroria kërkon burg për 14 persona

Të ndaluarit nga protesta e madhe, prokuroria kërkon burg për 14 persona

99
0
Shares

Prokuroria ka dhënë pretencën për personat e ndaluar pas  protestës së 16 shkurtit.

Është dhënë masa e arrestit me burg për 14 persona, masa e “Detyrim paraqitje” për 4 persona dhe arrest shtëpie për një person.

Pjesë e personave që morën masën e arrestit me burg është edhe ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha.

Personat për të cilët prokuroria ka dhënë pretencën “arrest me burg”:

Florenc Hoxha, Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, David Linati, Ilir Hamedini, Fastim Taku, Saimir Rexhepi, Mitat Fieraku, Pëllumb Shena, Veljan Dine, Ndue Tuci, Agim Peposhi, Ferit Dangshi.

Prtenca për arrest shtëpie: Resul Daci (i sëmurë),

Pretenca për detyrim paraqitje: Suzana Dimushi, Hasan Jakupi, Lefter Jakupi, Shpresa Lini,

Ata janë mbrojtur me argumentin se veprimet e tyre ka qënë simbolike, ndërsa akuzat që rëndojnë mbi ta janë 4.

Sipas Prokurorisë, këta persona kanë konsumuar veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Referuar hetimeve të Prokurorisë, disa persona gjatë protestës kanë hedhur kapsolla, shkopinj druri kundrejt Policisë si dhe dëmtuan derën e Kryeministrisë dhe i thyen me shufra hekuri dhe sende të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY