Djegia e mandateve, deputeti sqaron se çfarë ndodh me listat e kandidatëve

Djegia e mandateve, deputeti sqaron se çfarë ndodh me listat e kandidatëve

525
0
Shares

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, një nga ata deputetë që pranoi të djegë mandatin e tij, ka preferuar që në reagimin e tij të sqarojë publikun se çfarë ndodh me listat e kandidatëve që vijnë pas tyre, nëse digjen mandatet parlamentare, siç u vendos një ditë më parë në mbledhjen e Grupit.

Në një status në rrjetet sociale, Boçi i cilëson si një debat shterpë zërat se nga listat e kandidatëve mund të ketë nga ata persona që pranojnë mandatin.

REAGIMI I TIJ 

Ka shumë debat se si shkon puna me mandatet që janë në lista.
Një debat shterpë që stimulohet kinse nga ato që duan të mbajnë me gajret njerëzit e të gënjejnë demokracinë.
Mandati nuk është person.

Mandati është vullnet politik i zgjedhësit dhe shpreh mbështetje për ide e vizione politike.
Kur vullneti është i deformuar, për shkak të grabitjes, vjedhjes, blerjes ai nuk ka vlerë. Nuk ka as emër e as parti më. Ai digjet sepse ka djegur demokracinë, parlamentarizmin, të ardhmen.

Pas djegies vjen hiri. E pas tij dëshira e përkushtimi për të ndërtuar jetën dhe të mirën.
Kufomat politike që varen sot në mandate të deformuara, që ecin somnambul e që kafshojnë ç’të gjejnë përpara, janë zombit e fundit të epokës parapolitike që po kalojmë.
Gremina është destinacioni i paracaktuar i tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY